U lëndua në testikuj, porno ylli ka një mesazh për James Rodriguez

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 23:08
U lëndua në testikuj, porno ylli ka një mesazh për James Rodriguez

James Rodriguez ka marrë urime të ngrohta për t’u shëruar nga lëndimi në testikuj nga ylli i filmave për të rritur, Kendra Lust.

Plejmejkeri i Everton raportohet se pësoi dëmtim duke u “goditur në testikuj” në një përplasje me Virgil van Dijk, në përballjen me Liverpoolin në fillim të muajit duke barazuar 2-2.

Rodriguez ishte gati të luante edhe pse kishte dhimbje në ndeshjen tjetër, ku Everton humbi 2-0 kundër Southamptonit. Por, sipas gazetës spanjolle Marca, ai ende është duke vuajtur nga ky lëndim që e pësoi në derbin  e Merseyside.

Megjithatë, përderisa ne nuk mund të marrim ndonjë shënim simpatie nga shokët apo familja e ngushtë në të tilla rrethana, bukuroshi James ka marrë një mesazh urimi nga Lust.

“Ufff! Shpresoj të jesh mirë”, ka komentuar Kendra në një shkrim të botuar në Instagram nga talkSPORT.

(Kosova Sot Online)