“Chiesa s’mund të kushtojë 60 milionë, tani ka shumë presion”

  • G.G /
  • 31 October 2020 - 11:25
“Chiesa s’mund të kushtojë 60 milionë, tani ka shumë presion”

Marchisio beson se Chiesa do të ketë sukses te Juve, por tani për tani nuk do të jetë e lehtë.

Claudio Marchisio beson se Juventusi ka paguar shumë për Federico Chiesan për ta marrë nga Fiorentina.

23-vjeçari u transferua te Juve në ditën e fundit të afatit kalimtar në formë huazimi për 10 milionë euro me obligim blerje për 40 milionë plus bonuse.

“Ai është me të vërtetë i talentuar, por tani ka shumë presion në të për shkak të rrethanave në treg”, tha legjenda e Juves, Marchisio për Gazzetta dello Sport.

“Nuk është e drejtë që dikush si ai, që ka luftuar për mbijetesë me Fiorentinën, të kushtojë 50 apo 60 milionë. Më pas me ardhjen në Juve duhet të dëshmojë menjëherë veten, në rrethana të ndryshme do të ishte më e lehtë për të”.

“Ai duhet të gjejë pozicionin e duhur në fushë, por sipas mendimit tim, ai do të shpërthejë dhe do të bëhet yll”. 

(Kosova Sot Online)