Ish-ylli i Juventusit: Ronaldo është injorant, s’ka respekt për bashkëlojtarët e vet e as për Italinë

  • S.A /
  • 04 November 2020 - 15:58
Ish-ylli i Juventusit: Ronaldo është injorant, s’ka respekt për bashkëlojtarët e vet e as për Italinë

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Pasqueale Bruno, e ka quajtur budalla Cristiano Ronaldon, duke e akuzuar atë për mungesë respekti ndaj bashkëlojtarëve të vet në Juve dhe ndaj Italisë në tërësi.

I vlerësuar nga shumë si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori, pesë herë fituesi i Topit të Artë e la Real Madridin pas nëntë vjetëve verën e vitit 2018 dhe i nisi një kapitull të ri në karrierë duke iu bashkuar Juventusit.

Pavarësisht moshës, 35-vjeçari nuk ka treguar shenja plakjeje që prej mbërritjes në Serie A, duke shënuar gola të shumtë për t’i ndihmuar Juves t’i fitojë dy tituj radhazi në ligë.

Derisa nuk ka dyshime për talentin e kapitenit të Portugalisë, Bruno beson se ngurrimi i tij për të mësuar italisht gjatë dy vjetëve në këtë vend tregon mungesë respekti nga ana e tij për bashkëlojtarët dhe publikun e përgjithshëm në Itali.

“Ai është injorant”, tha 58-vjeçari për Ronaldon.

“Ai është në Itali që dy vjet dhe ende nuk e ka mësuar gjuhën tonë. Ai e përdor gjuhën spanjolle për t’u shprehur. Ai nuk ka respekt për bashkëlojtarët e vet e as për italianët”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )