Pamje: Teixeira e detyron Santosin të dorëzohet në meçin dërrmues në UFC

  • G.G /
  • 08 November 2020 - 15:24
Pamje: Teixeira e detyron Santosin të dorëzohet në meçin dërrmues në UFC

Luftëtari veteran në kategorinë gjysmë të rëndë, Glover Teixeira, e ka mposhtur Thiago Santosin në eventin kryesor në UFC 13 të shtunën në Las Vegas.

Braziliani 41-vjeçar e detyroi Santosin të dorëzohet duke e mbërthyer për fyt.

Vetëm pak çaste para se ta mbërthente për fyti, Teixeira u hodh në tapet nga një goditje dërrmuese me të majtën e 36-vjeçarit.

Santos e tronditi bashkatdhetarin e vet veteran edhe në rundin e parë, por asnjëherë nuk qe në gjendje t’ia japë goditjen përfundimtare në këtë meç.

Teixeira nuk ka luftuar për titull që gjashtë vjet, por ai i është përgjëruar presidentit të UFC-së, Dana White, t’ia japë një mundësi të fundit.

Duke folur pas meçit, Teixeira tha: “Dana White, ma jep mundësinë për titull. Unë jam i vjetër. Jam këtu. Ju duhet të ma jepni një mundësi. Sidoqoftë jam shumë i lumtur që jam këtu”.  

(Kosova Sot Online)