Pas Piolit, pozitiv me COVID-19 del edhe asistenti i tij

  • S.A /
  • 17 November 2020 - 10:58
Pas Piolit, pozitiv me COVID-19 del edhe asistenti i tij

Asistenti i Stefano Piolit, Giacomo Murelli, ka rezultuar pozitiv në testimet për COVID-19 dhe nuk do të jetë në krye të detyrës në ndeshjen kundër Napolit. Kryetrajneri i Rossonerëve doli pozitiv me coronavirus të shtunën, ndërsa klubi tash ka njoftuar që edhe ndihmësi i tij ka dalë pozitiv.

“Milani njofton se Giacomo Murelli është në izolim që nga konfirmimi të shtunës për testin pozitiv të Stefano Piolit”. “Ai doli pozitiv në testin e realizuar të dielën, ndërsa pozitiviteti u konfirmua edhe dje (e hënë) nga testimi i dytë molekular”. “Murelli është mirë dhe do të vazhdojë karantina e tij në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Milanit. 

(Kosova Sot Online )