Çmimi ‘Golden Boy’ shkon për Haaland, Fati i dyti

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 11:59
Çmimi ‘Golden Boy’ shkon për Haaland, Fati i dyti

Haaland e ka fituar çmimin ‘Golden Boy’ si lojtari i ri më i mirë në botë.

Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland, ka nisur koleksionimin e çmimeve, për të cilin parashikohet një e ardhme e ndritur.

Ai zyrtarisht ka fituar çmimin ‘Golden Boy’, si lojtari i ri më i mirë aktualisht në botë, duke mposhtur Ansu Fatin e Barcelonës, që u rendit i dyti dhe Daviesin e Bayern Munich, që u ngjit në podium si i treti.

Rodrygo dhe Vinicius të Realit gjithashtu ishin në garë për këtë çmim, por ata mbetën shumë prapa.


(Kosova Sot Online)