Skuadrat gjilanase nuk gabojnë, Feronikeli vuan, por regjistron fitore minimale

  • S.A /
  • 21 nëntor 2020 - 15:56
Skuadrat gjilanase nuk gabojnë, Feronikeli vuan, por regjistron fitore minimale

Gjilani ka regjistruar fitore jashtëzakonisht të vështirë në ndeshjen e sotme kundër Drenicës, ku triumfoi 1-0. Nga ana tjetër, edhe skuadra tjetër gjilanase, Drita ka regjistruar fitore të rëndësishme. Kampionia në fuqi e Kosovës e ka mposhtur Besën në Pejë me rezultat të thellë, 1:4. Fitore ka arritur edhe Feronikeli, që e mundi 1-0 në “Rexhep Rexhepi” Arbërinë e Dobrajës.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Gentjan Mezanit ka marrë tri pikë të arta.

Ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligën e Kosovës, Gjilani e fitoi me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Darko Nikaç në minutën e 11-të të ndeshjes.

Nga ana tjetër, edhe skuadra tjetër gjilanase, Drita ka regjistruar fitore të rëndësishme.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka mposhtur Besën në Pejë me rezultat të thellë, 1:4.

Betim Haxhimusa (‘4,’40) dhe Astrit Fazliu (’12,’64) i realizuan golat për mysafirët.

Kurse golin e vetëm dhe të nderit për pejanët e realizoi Krasniqi në minutën e 18-të të ndeshjes.

Fitore ka marrë edhe Feronikeli në këtë xhiro.

Në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës, Feronikeli ishte nikoqir i skuadrës nga Lipjani.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli arriti të fitojë me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 43-të të ndeshjes

Renditja në Superligen e Kosoves:

Image

(Kosova Sot Online )