Chelsea synon sonte fitoren në Francë kundër Rennes

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 18:32
Chelsea synon sonte fitoren në Francë kundër Rennes

Chelsea e luan sonte ndeshjen e katër të Ligës së Kampioneve kundër Rennes.

Praktikisht nëse Rennes e humbet këtë ndeshje ata do ta humbasin mundësinë për kualifikim, edhe pse kjo varet shumë nga ndeshja tjetër në Rusi në mes të Krassnobar-Sevilla.

Chelsea ka pikë të barabarta me Sevillën, nga 7, derisa Rennes dhe Krassnobar kanë nga një pikë nga 3 ndeshje të zhvilluara.

Frank Lampard sonte ka startuar me formacionin 4-2-3-1 derisa në vijën e sulmit janë Abraham, Werner, Mount dhe Hudson-Odoi. 

(Kosova Sot Online)