
Lexoni edhe:
Ibra nga Suedia u dërgon mesazh tifozëve të Milanit
Barcelona është përkujdesur tashmë për një fakt interesant. Gjiganti spanjoll për katër ndeshje në Ligën e Kampionëve ka fituar pikë më shumë sesa në La Liga të Spanjës ku i ka zhvilluar tetë ndeshje.
Në kampionat ekipi i Lionel Messit momentalisht është në vendin e 13-të me vetëm 11 pikë të tubuara pas tetë ndeshjeve të zhvilluara. Kurse, në Ligën e Kampionëve e kryeson grupin me 12 pikë prej katër ndeshjeve të zhvilluara.
Ibra nga Suedia u dërgon mesazh tifozëve të MilanitLexoni edhe:
Barcelona mbrëmë fitoi bindshëm si mysafire e Dinamo Kievit. Mungesa e Lionel Messit krijoi përshtypjen se Barcelona nuk do ta ketë të lehtë në Ukrainë. Në pjesën e parë luajti pa gola, por në të dytën katalunasit i realizuan katër shosh duke e siguruar kualifikimin e mëtejmë.
Ata tani i kanë tri pikë më shumë sesa Juventusi, kurse Dinamo e Kievit dhe Ferencvaros janë në dy pozitat e fundit me vetëm nga një pikë.
(Kosova Sot Online )