Kandidati për president të Barcelonës: “Do ta rikthejmë Neymarin, Xavin, Iniestan dhe Puyolin”

  • S.A /
  • 26 November 2020 - 16:38
Kandidati për president të Barcelonës: “Do ta rikthejmë Neymarin, Xavin, Iniestan dhe Puyolin”

Emili Rousaud paraqiti kandidaturën e tij për presidencën e Barcelonës.

Ai që ishte anëtar i bordit të drejtorëve të Josep Maria Bartomeu la të kuptohet se çfarë synon të bëjë, nëse zgjidhet në krye të klubit Blaugrana.

Midis tyre është rikthimi i Neymar.

Neymar – “Ne do të nënshkruajmë me dy top-lojtarë, njëri prej tyre është Neymar. Ne po punojmë për ta rikthyer atë në Barcelonë…, nëse tërheq kërkesat që ka kundër klubit tonë”.

Nënshkrimi tjetër – “Shpresojmë që të jemi në gjendje së shpejti ta themi emrin e lojtarit tjetër ekskluziv, që duam të sjellim. Kjo nuk do të lërë askënd indiferent. Ne kemi një komunikim direkt me lojtarin”.

Ndryshimi i emrit të stadiumit – “Ne do të bëjmë një referendum, në mënyrë që stadiumi të riemërtohet “Camp Nou – Leo Messi”.

Xavi, Iniesta dhe Puyol– “Nëse ne fitojmë, duam të mbështetemi te Xavi, Iniesta dhe Puyol; t’iu ofrojmë atyre një lidhje të fortë me klubin, ekipin dhe La Masía”.

Plani i tij – “Unë e bëj këtë nga entuziasmi, përkushtimi dhe përvoja. Dua ta rindërtoj ekipin, klubin dhe ekonominë. Do të lë lëkurën time për ta bërë Barçën, edhe një herë, ekipin më të mirë në botë. Unë e njoh shtëpinë blaugrana prej pesë vitesh dhe kam përvojë biznesi”.

Trajneri – “Ne e respektojmë shumë Koeman, por nëse nuk vazhdon, kemi kontakte me dikë tjetër, që është aktiv dhe po trajnon një nga skuadrat më të mira në Europë”.

Drejtori sportiv – “Kemi gati më të mirin në pozicionin e tij, por nuk mund ta shpallim akoma, sepse është aktiv”.

(Kosova Sot Online )