Dikur Maradona thoshte: Çfarë lojtari kemi humbur për shkak të kokainës!

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 17:25
Dikur Maradona thoshte: Çfarë lojtari kemi humbur për shkak të kokainës!

Vazhdojnë të publikohen video dhe deklarata ta ndryshme të Diego Maradonës pas vdekjes së legjendës të mërkurën.

AS tani ka publikuar një video ku Maradona mes dhimbjeve thotë: “A e dini se çfarë lojtari do ta isha unë po të mos kisha përdor kokainën?”.

“Çfarë lojtari kemi humbur”, thotë më pas legjenda, njëri prej më të mirëve në histori të futbollit.

Diego Armando Maradona arriti të shpallet kampion bote me Argjentinën në vitin 1986, ndërsa në karrierën me klube, shkëlqeu me fanellën e italianëve të Napolit, ku fitoi dy tituj kampionë ( Serinë A – Scudetton), një Kupë të Italisë, një Kupë të UEFA-s dhe një Superkupë të Italisë.

(Kosova Sot Online)