Mesazhi i djalit të Maradonës për vdekjen e babait

  • S.A /
  • 27 November 2020 - 15:47
Mesazhi i djalit të Maradonës për vdekjen e babait

Djali i Diego Armando Maradonës nuk ka mundur të udhëtojë për në funeralin e babait pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai postoi një video me mesazh për t’i dhënë lamtumirën legjendës së Napolit që u varros të premten.

Diego Maradona Junior ka lindur më 1986, por është njohur nga ishi i Napolit vetëm në vitin 2007.

Ai ka rezultuar pozitiv në fillim të nëntorit dhe nuk ka mundur t’i japë lamtumirën dhe ta varros babanë e tij nga afër, këtë e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

“Do të kisha dashur ta kaloj këtë ditë ndryshe, duke u argëtuar dhe harruar momentet e vështira për disa orë”, shkroi ai në Instagram.

“Tani e gjej vetën shumë larg nga ju, shpresoj të buzëqeshësh dhe gjithmonë të jesh i lumtur”.

Djali i Maradonës këto ditë ka qenë aktiv edhe me postime në instastory.

“Kapiteni i zemrës kurrë s’do të vdesë”, bëri këtë postim menjeherë pas vdekjes me 25 nëntor.

Diego Junior gjithashtu bëri një postim foto të lojtarëve të Napolit duke nderuar legjendën Maradona.

“Dojeni i dhe mbrojeni fanellën tuaj sikur të ishte lëkura e dytë. Është fanellë e përjetshme, fanella e babait tim”.

(Kosova Sot Online )