Vojvoda po punon shumë nga shtëpia ku është i izoluar shkaku i COVID-19

  • S.A /
  • 28 November 2020 - 13:45
Vojvoda po punon shumë nga shtëpia ku është i izoluar shkaku i COVID-19

Nuk ndalet së punuari. Mërgim Vojvoda vazhdon të jetë i izoluar që kur doli pozitiv me COVID-19, pothuajse 24 orë pas ndeshjes me Kombëtaren e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’.

Megjithatë, ai nuk ndalet së punuari, dëshiron të jetë në top formë dhe të vazhdojë me Torinon aty ku edhe e la, të vazhdojë të jetë titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Po punojmë nga shtëpia”, ka shkruar Vojvoda në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka publikuar një foto nga palestra.

Pozitiv me COVID-19 është ende edhe Amir Rrahmani i Napolit.

(Kosova Sot Online )