Haaland ishte afër kalimit në Lazio

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 17:32
Haaland ishte afër kalimit në Lazio

Erling Braut Haaland i Borussia Dortmundit përballet me Lazion këtë mbrëmje por sulmuesi norvegjez mund të ishte sot pjesë e Lazios, raporton Sky Sport

20 vjeçari ka shënuar 17 gola në 14 paraqitje në të gjitha garat deri me tani këtë sezon derisa Shqiponjat kanë pësuar 16 gola. Kjo është shifra më e keqe e tyre që prej sezonit 1992-93.

Lazio janë katër pikë para vendit të tretë të Club Brugge në Grupin F të Ligës së Kampionëve dhe kanë një pikë më pak se liderët e Grupit F, Borussia Dortmund të cilët presin sot skuadrën e Simone Inzaghit në Itali.

Lazio e fitoi takimin e parë në Olimpico në tetor me rezultat 3-1.

Edhe Haaland edhe Ciro Immobile shënoi në atë ndeshje. Italiani ka luajtur më parë edhe për Dortmundin, gjatë sezonit 2014-15 dhe sipas Sky Sport, Haaland ka mundur të jetë lojtar i kaluar i Lazio në të kaluarën.

Igli Tare thuhet se është përpjekur për të nënshkruar me sulmuesin në vitin 2018 kur ai luante në Molde

Haaland u larguar nga klubi norvegjez për t’u bashkuar në RB Salzburg në janarin e vitit 2019 dhe një vit më vonë nënshkroi për Borussia Dortmundin.

Ai ka shënuar 33 gola në 32 paraqitje për gjigantët e Bundesliga që nga janari i vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)