Maradona s’i përfshinë në testament ish-gruan dhe vajzat e veta

  • A.P /
  • 06 December 2020 - 15:16
Maradona s’i përfshinë në testament ish-gruan dhe vajzat e veta

Diego Armando Maradona i kishte hequr nga testamenti i tij ish-gruan dhe vajzat e veta. Ish-legjenda e Argjentinës dhe Napolit ka mundësi t’i ketë pasur 11 fëmijë që nuk i kishte pranuar kurrë.

Maradona vdiq më 25 nëntor pas një sulmi në zemër.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, Maradona i kishte hequr nga testamenti ish-bashkëshorten Veronica Ojeda dhe vajzat e veta.

Pak vite më parë, Maradona e kishte incizuar një video ku kishte thënë se të gjithë pasurinë do ta linte për bamirësi. Kjo video, megjithatë, duhet të vërtetohet nëse ishte e mirëfilltë apo vetëm kërcënim nga ana e tij.

Sipas të përditshmes italiane, pasuria e argjentinasit mund ta arrijë vlerën e 100 milionë dollarëve. Gjatë jetës së tij, Maradona kishte hapur llogari bankare në Monako, Dubai, Sinaloa, Minsk dhe Havana.

Ai, po ashtu, ishte pronar i një shtëpie në Buenos Aires për të cilën e dinin vetëm disa njerëz, përfshirë ish-gruan e tij.

Diego Junior, djali të cilin Maradona e pranoi si të vetin më 2007, ka udhëtuar nga Napoli drejt Buenos Aires.

Ai është njëri prej gjashtë fëmijëve të Maradonës, por sipas La Repubblica, ai ka mundësi t’i ketë pasur 11 fëmijë.

Të gjithë prej tyre e kanë testin e ADN-së, i cili do të krahasohet me atë të Maradonës.

(Kosova Sot Online)