Pogba është lojtari më i mbivlerësuar në botë, sipas legjendës së Liverpoolit

  • S.A /
  • 08 December 2020 - 14:19
Pogba është lojtari më i mbivlerësuar në botë, sipas legjendës së Liverpoolit

Fjalët e Mino Raiolës, i cili në një intervistë për “Tuttosport” deklaroi se Pogba është i pakënaqur te Manchester United dhe duhet të ndryshojë mjedis, kanë hapur debat të vërtetë për të ardhmen e mesfushorit francez.

Jamie Carragher, i cili kurrë nuk ka treguar vlerësim të madh për lojtarin dhe agjentin e tij, duke folur në “Sky Sports”, i dërgon një mesazh Manchester United: “Largoje nga skuadra! Unë e them këtë prej një viti, ai është futbollisti më i mbivlerësuar që kam parë në jetën time. Dhe mendoj se ata të dy (Pogba dhe agjenti i tij, Mino Raiola) janë një turp.

Tani të gjithë shikojmë se çfarë tha menaxheri dhe pyesim veten se çfarë mendon Pogba për këtë. Në ditët e sotme, menaxheri është një prind, miku më i mirë, një këshilltar financiar. Ata bëjnë pushime së bashku, janë miq të ngushtë, kështu që Pogba e di shumë mirë se çfarë do të thotë Raiola. Nëse jo, ai duhet ta pushojë nga puna. Është shumë e thjeshtë, gjërat duhet të funksionojnë kështu. Dhe unë nuk e di se ku mund të shkojë, gjithsesi. Kush e merr atë? Nuk kuptoj.

Manchester United duhet ta heqë qafe atë, le të mos mashtrojë më veten. Solskjaer ka McTominay dhe Fred, që luajnë në mesfushë dhe e aktivizon Pogba vetëm për t’i lënë ata të pushojnë. Ai nuk ka luajtur një muaj dhe madje, para se të lëndohej ishte në stol. Dhe tani, a do ta linit të luante në Champions, pas gjithë asaj që ka ndodhur? Vite më parë, të gjithë e dinin që CR7 do të shkonte te Reali, por Manchester United ende e duroi, sepse ia vlente.

Për Pogba nuk është ashtu, prandaj dërgojeni sa më larg. Ka vetëm dy klube më të mira se Manchester United, po flasim për Barçën dhe Realin. Për mua nuk ka asnjë shans që Barça apo Reali ta blejnë atë. Do të befasohesha shumë nëse kjo ndodh. Ndoshta të qenit francez do ta ndihmojë me Zidane, por personalisht nuk do të afrohesha me Pogba”.

(Kosova Sot Online )