Zbulohet oferta e refuzuar e Juventusit për Paul Pogba

  • S.A /
  • 15 December 2020 - 12:28
Zbulohet oferta e refuzuar e Juventusit për Paul Pogba

Juventusi vazhdon të mos heqë dorë nga Paul Pogba dhe do të bëjë çdo tentativë të mundshme për ta rikthyer në Torino në dy sesionet e ardhshme të merkatos.

Mediet angleze së fundmi raportojnë një prapaskenë të bujshme.

Juventus e ka tentuar Pogba në verë dhe në “pjatë” ka vënë shkëmbimin me Miralem Pjanic dhe Douglas Costa.

Manchester United në fund nuk e ka pranuar këtë propozim dhe ka vendosur të mbajë Pogba, që nuk është aspak i lumtur në “Old Trafford”. Sa për Pjanic e Costa, boshnjaku kaloi te Barcelona si shkëmbim me Arthur, ndërsa braziliani u huazua te Bayern Munich.

Gjithsesi Pogba është një opsion për Juven sidomos për merkaton e verës së ardhshme dhe nuk përjashtohet as një shkëmbim i mundsh mes ti dhe Dybalas me Manchester United.

(Kosova Sot Online )