Pogba në Juventus: Raiola shfaqet në Torino

  • A.P /
  • 18 December 2020 - 18:01
Pogba në Juventus: Raiola shfaqet në Torino

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola është parë në Torino në kohën kur po flitet më të madhe rikthimi i mesfushorit francez në Juventus

Raiola ka thënë në një intervistë të kohëve të fundit që koha e Pogbas në Manchester United “ka përfunduar” por ka shtuar se largimi nga ky klub i mesfushorit francez ka të ngjarë të ndodh në fund të sezonit.

Pavarësisht kësaj, disa media në Itali kanë shkruar që Juventusi do të bëj lëvizje për të ri-nënshkruar me ish mesfushorin e tyre në afatin kalimtar të janarit.

Gazeta, Corriere della Sera ka shkruar që Mino Raiola është fotografuar sot në Torino, duke i dhënë “shpresë” tifozëve se francezi do të rikthehet dhe të luajë për fanellën bardh e zi.

Negociatat nuk do të jenë të lehta pasi që Juventusi fillimisht duhet të largojë disa lojtarë para se ta blejë Pogban.

Tutje, Zonja e Vjetër po ashtu duhet që ta bind mesfushorin francez që ta ulë pagën e tij dhe ta bind Manchester United që ta shet lojtarin si huazim me opsion blerjen.

(Kosova Sot Online)