Bayern pritet ta blindojë Musialan, pas interesit të disa klubeve në Angli

  • A.P /
  • 18 December 2020 - 21:08
Bayern pritet ta blindojë Musialan, pas interesit të disa klubeve në Angli

Talenti, Musiala po shkon drejt udhëkryqit të janarit i cili do të përcaktojë vitet e ardhshme të karrierës së tij në futboll

Bayern Munich ka filluar diskutimet për një kontratë të re për Jamal Musialan, por ata janë duke u përballur me një presion që kontrata e re të nënshkruhet për shkak se disa klube të Premier Ligës por e përcjellin situatën.

17 vjeçarit mund t’i ofrohet pagë më shumë se 100 000 funte në javë pasi që ai ka thyer disa rekorde dhe ka pasur minuta të luajtura në skuadrën e Hansi Flick.

Pavarësisht si startues në skuadrën e parë, Musiala mbetet ende me kontratë te të rinjve me bavarezët të cilët do të kenë vetëm 18 muaj kontratë më të në vitin e ri.

Skuadra si Liverpool, Manchester United dhe Manchester City thuhet se janë duke e monitoruar situatën në rast se bisedat në mes të palëve kolapsojnë.

Musiala ka pasur 15 paraqitje për Bayern Munich në të gjitha garat dhe tashmë është në formacion çdo javë në Bundesligë.

I riu është rritur në Akademinë e Chelsea para se të transferohej në Munich, të cilët i ofruan atij kushte më të mira për t’u larguar nga Londra.

I lindur në Stuttgart me nënë gjermane dhe me baba britaniko-nigerian, Musiala e filloi karrierën e tij si nxënës i shkollës së futbollit TSV Lehnerz në vendlindjen e tij në Fulda para se të largohet për në Angli si tetë vjeçar.

Vendimi për kontratën e re të Musialas do të shkaktojë edhe debat në mes të Kombëtareve për të ardhmen, ku përpos Nigerisë për shërbimet e tij do të luftonin edhe Anglia me Gjermaninë.

Gjermania do të kishte mundësi më të mira për ta marrë nëse Musiala nënshkruan kontratë me Munichun, por trajneri trajneri i Anglisë U-21, Aidy Boothroyd e ka parashikuar që ai të jetë pjesë e skuadrës së tij për kampionatin europian të U21 që pritet të fillojë në mars, gjatë pushimit të ndeshjeve të Kombëtarëve.

Albionët e rinj besojnë se zhvillimi i tij është duke shkuar mirë në Allianz Arena.

“Definitivisht, ai po luan më shumë tani”, tha Boothroyd. “Ne nuk e dimë, por ai duket se është duke u rritur shpejt apo ende nuk e ka përfunduar rritjen. E pashë kundër Atletico Madrid dhe ai nuk dukej që është ndryshe nga ai grup talentesh që ka Bayern Munich”.

Megjithatë, mësohet se DFB (Federata Gjermane e Futbollit) mbetet pozitive dhe do të tentoi që ta merr atë duke e futur në skuadër para se ta bëj këtë Gareth Southgate.

Ai mbetet opsion për Gjermaninë derisa të luan një ndeshje ndërkombëtare me grupin e seniorëve dhe drejtori i Kombëtares se Gjermanisë, Oliver Bierhoff e ka theksuar këtë.

“Jamal Musiala është një lojtar që na intereson, të cilin ne e përcjellin për shkak të se kaluarës së tij me Gjermaninë dhe paraqitjeve të tashme”, tha Bierhoff për Sport1. “Tashmë ne kemi pasur kontakte me përfaqësuesit e tij dhe tonës para pak muajve”.

“Për momentin ai ka vendosur që të luajë për Kombëtaren U 21 të Anglisë, të cilën gjë ne e respektojmë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë ta përcjellim atë, të vazhdojmë të diskutojmë nëse qëndrimet e tij ndryshojnë”. 


(Kosova Sot Online)