Kandidati për president të Barcelonës zotohet se do t’i kthejë në klub Xavin dhe Cruyff

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 15:45
Kandidati për president të Barcelonës zotohet se do t’i kthejë në klub Xavin dhe Cruyff

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, është zotuar se do t’i kthejë në klub Xavi Hernandezin dhe Jordi Cruyff, nëse zgjidhet president muajin e ardhshëm.

Font i shpalosi planet sesi do të dukej Barcelona nën udhëheqjen e tij gjatë një konference të mërkurën. 

Ai synon ta emërojë Drejtor të Përgjithshëm Xavin, ish-kapitenin e klubit, ndërsa në postin e drejtorit sportiv, Jordi Curyffin – djalin e legjendës së klubit Joan Cruyff.

Zgjedhjet presidenciale në klubin katalonas do të mbahet më 24 janar, pas dorëheqjen së Josep Maria Bartomeut nga posti i presidentit muaj më parë. Font është favorit për t’u zgjedhur president i ri i Barcelonës. 

(Kosova Sot Online )