Solskjaer i reagon ashpër Kloppit: Man Utd fitoi më shumë penallti për 2 vjet sesa unë për 5

  • S.A /
  • 06 January 2021 - 08:56
 Solskjaer i reagon ashpër Kloppit: Man Utd fitoi më shumë penallti për 2 vjet sesa unë për 5

Ole Gunnar Solskjaer i ka reaguar Jurgen Kloppit për krahasimin e rekordit të penalltive të fituara nga Liverpooli i tij me atë të Manchester Unitedit, duke thënë se trajnerët të cilit nxisin debate të tilla kanë për qëllim të ushtrojnë ndikim mbi gjyqtarët.

Klopp e përmendi rekordin e penalltive të Unitedit pasi skuadra e tij humbi 1:0 kundër Southamptonit të hënën në Premierligë.

Ai u ankua se Liverpoolit iu mohuan dy penallti, duke sugjeruar se Unitedi fiton të tilla më lehtë.

“Tani dëgjoj se Manchester Unitedi kishte më shumë penallti për dy vjet sesa unë që kam pasur për pesë vjet e gjysmë”, kishte thënë trajneri i Liverpoolit Klopp të hënën.

“Nuk ia kam idenë nëse është faji im, apo sesi mund të ndodhë një gjë e tillë”, kishte theksuar ai.

Unitedit i janë akorduar 11 penallti në të gjitha garat këtë sezon, gjashtë prej tyre në ligë, derisa skuadrës së Kloppit i janë dhuruar pesë sosh në ligë – pra një dallim minimal.

Por mbase Klopp po fliste më shumë për faktin se Unitedit i janë dhuruar 42 penallti në të gjitha garat që prej se Solskjaer u emërua trajner në dhjetor të vitit 2018, krahasuar me Liverpooli që i fitoi vetëm 19 në të njëjtën periudhë kohore.

“Unë nuk i numëroj sa penallti i kanë fituar ata, nëse ata duan të kalojnë kohë duke u brengosur se kur faullohemi ne në zonë, unë nuk harxhoj kohë për diçka të tillë”, ishte përgjigja e Solskjaer për Klopp.

“Unë nuk mund të flas në emër të trajnerëve të tjerë, apo pse ata thonë gjëra të tilla…. mbase kjo është një mënyrë sesi ata duan të shtrojnë ndikim mbi gjyqtarët. Nuk e di e as nuk brengosem për këtë”, shtoi bosi i Unitedit.

(Kosova Sot Online )