Liverpooli futet në garë për Ramosin

  • S.A /
  • 07 January 2021 - 10:01
Liverpooli futet në garë për Ramosin

Liverpooli ka shprehur interesim për kapitenin dhe qendërmbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Skuadra e Jurgen Kloppit po përballet me mungesa të mëdha në mbrojtje, si pasojë e lëndimeve të shumta në këtë repart, prandaj është në kërkim të përforcimeve.

Ramos është i lirë të bisedojë me klube të tjera jashtë Spanjës gjatë këtij muaji, duke qenë se ka hyrë në gjashtë muajt e kontratës me Madridin.

Sipas mediave në Spanjë, Ramos nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me madrilenët për shkak të mospajtimeve.

Liverpooli është duke synuar ta shfrytëzojë këtë për ta afruar spanjollin, sipas El Chiringuito.

Ditë më parë u raportua se edhe Paris Saint-Germain i kishte bërë ofertë 33-vjeçarit.

(Kosova Sot Online )