Spanjë – Kosovë, zbulohet vendi ku do të luhet ndeshja

  • S.A /
  • 08 January 2021 - 14:55
Spanjë – Kosovë, zbulohet vendi ku do të luhet ndeshja

Spanjë – Kosovë, zbulohet vendi ku do të luhet ndeshja

Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës nuk do të luhet në Madrid.

Në fakt, “Dardanët” do të luajnë me “Stuhinë e Kuqe” në kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”, ndërsa kjo ndeshje ka çuar pluhur për faktin se Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Sfidën e parë, Verdhekaltrit do ta luajnë në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë.

Kurse, tri ditë më vonë, djelmoshat e Bernard Challandes do ta vizitojnë Spanjën.

Federata e Futbollit të Spanjës në fakt e ka zgjedhur stadiumin ku do të luhet takimi.

Është “La Rosaleda”, përkatësisht në qytetin Malaga, aty ku do të përballen Spanja me Kosovën, shkruan Indeksonline.

Ky qytet ndodhet në bregun jugor të Spanjës, rreth 550 kilometra larg kryeqytetit Madrid.

(Kosova Sot Online )