Solskjaer pasi Man United u bë lider i Premierligës: Na e sillni Liverpoolin

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 08:46
Solskjaer pasi Man United u bë lider i Premierligës: Na e sillni Liverpoolin

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka këmbëngulur se lojtarët e tij janë të gatshëm për Liverpoolin, pasi e morën kreun e tabelës në Premierligë pas fitores kundër Burnley të martën.

Goditja e devijuar me vollej e Paul Pogbas ia siguroi Unitedit një fitore 1:0 kundër Burnley në Turf Moor, falë të cilës djajtë e kuq tani janë liderë me një epërsi prej tri pikëve ndaj kampionit në fuqi, Liverpool.

Kjo fitore e Unitedit vjen para takimit me Liverpoolin të dielën.

Po ashtu, me këtë triumf skuadra e Solskjaer është e pamposhtur në 15 ndeshje në udhëtim në ligë.

“Është fantastike të jesh në këtë pozitë. Natyrisht, ne e dimë se do të përballemi me kampionin, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm në këto tri vjet e gjysmë. Do të jetë ndeshje e vështirë për ne, por ne jemi të gatshëm për këtë”, tha Solskjaer.

“Ne nuk kemi mundur të kërkonim kohë më të mirë për të luajtur kundër tyre, sepse jemi në gjendje të mirë, në formë të mirë dhe të uritur. Kjo është gjë e mirë sepse djemtë duan të përmirësohen dhe ky do të jetë test për cilësinë dhe karakterin e tyre”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )