Milan pritet të vendos sot për Mandzukicin

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 10:27
Milan pritet të vendos sot për Mandzukicin

AC Milan mund të vendos sot nëse do të vazhdojë apo jo me një lëvizje për sulmuesin kroat, Mario Mandzukic, sipas asaj që po raporton Gazzetta dello Sport.

34-vjeçari është një lojtar i lirë dhe ardhja e tij do të shërbente shumë për Zlatan Ibrahimovic. Të dy do të mund të luanin me rotacione, për shkak të moshës që kanë

Milani është i interesuar për të mos prishur dinamikën dhe harmoninë që ka krijuar tash e një vit, ndërsa vazhdon sfidën e titullit.

Momentalisht, “Rossonerët” janë në vendin e parë me 40 pikë, tri më shumë se Interi që gjendet një pozitë më poshtë.

(Kosova Sot Online)