Hadergjonaj sapo shënon një autogol qesharak në ndeshjen e sotme

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 17:49
Hadergjonaj sapo shënon një autogol qesharak në ndeshjen e sotme

Mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka startuar sot nga fillimi në ndeshjen që ekipi i tij Kasimpasa e luan kundër Ankaragucu  si mysafirë

Kasimpasa është duke luajtur sonte kundër Ankaragucu e ku vendasit janë në epërsi që në minutën e 16-të te ndeshjes.

Ishte Hadërgjonaj i cili duke u përpjekur që ta largojë topin për në goditje këndi ai e godet atë duke bërë një devijim qesharak në portën e tij.

Hadërgjonaj është një lojtar i rregullt për ekipin Kasimpasa, në të cilin ekip po ashtu luan edhe Loret Sadiku, që sot po luan si mesfushorë defansivë. 

(Kosova Sot Online)