Mustafi përfundon kontratën me Arsenalin, merr rrugën drejt Gjermanisë

  • S.A /
  • 01 February 2021 - 16:10
Mustafi përfundon kontratën me Arsenalin, merr rrugën drejt Gjermanisë

Shkodran Mustafi ka përfunduar kontratën me ekipin e Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i Shoqatës Ndërkombëtare të shtypit sportiv, Chris Williams.

Kur kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e afatit kalimtar në Bundesligë, Mustafi tani e ka rrugën e lirë për t’u transferuar te Schalke. Kabak në anën tjetër do të ketë mundësi që deri në fund të ditës të arrijë një marrëveshje me Liverpoolin. 

(Kosova Sot Online )