Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, kërkohet dorëheqja e Yoshiro Mori pas komentit që bëri për gratë

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 13:44
Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, kërkohet dorëheqja e Yoshiro Mori pas komentit që bëri për gratë

Presidenti i komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, 83-vjeçari Yoshiro Mori, ka përfunduar në qendër të akuzave pas deklaratës së tij të fundit.

Ai e komentoi kështu planin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të rritur numrin e grave në këshillin drejtues në 40%.

“Nëse do të ketë më shumë gra në këshillin administrativ, atëherë duhet të vendosim një limit në kohën që ato do të kenë në dispozicion për të folur. Në të kundërt nuk do të përfundojmë kurrë një mbledhje. Kanë vështirësi për të mbyllur diskutimet e tyre dhe kjo është e lodhshme”, tha Miro.

Kjo është konsideruar si një deklaratë seksiste dhe është kërkuar dorëheqja e Miro, por ai ka refuzuar të largohet nga detyra.

Gjithsesi, ai ka kërkuar ndjesë për këtë shprehje që tha.

(Kosova Sot Online)