“Ronaldo ka fituar gjithçka, ka thyer rekorde – por vazhdon të jetë i uritur”

  • G.G /
  • 06 February 2021 - 13:09
“Ronaldo ka fituar gjithçka, ka thyer rekorde – por vazhdon të jetë i uritur”

Andrea Pirlo ka vetëm fjalë të mira për Cristiano Ronaldon, që të premten mbushi 36-vjet.

Trajneri i Zonjës së Vjetër thjesht është i mahnitur me punën e CR7, që edhe pse ka fituar gjithçka, ka thyer rekorde historike – vazhdon të punojë, të luajë në nivele të larta dhe të jetë i uritur për të fituar më shumë, diçka që e bën të veçantë portugezin.

Këtë edicion, deri më tani, Ronaldo numëron 22 gola në 23 paraqitje.

“Unë dija për profesionistin dhe lojtarin. Por, ta shihje duke u stërvitur çdo ditë ishte një surprise. Ronaldo ka ende një pasion të madh, argëtohet duke luajtur dhe stërvitur. Kjo është gjëja kryesore, sepse është 36 vjeç, ka fituar gjithçka, madje i mbingarkuar me trofe, ka thyer të gjitha rekordet. Nëse i keni akoma këto motive, ju jeni një hero. Dhe si ai kemi Buffon, Chiellini, Bonucci… E kanë këtë pasion dhe kjo i çon ata të fitojnë më shumë trofe”, u shpreh Pirlo. 

(Kosova Sot Online)