Trincao e feston golin e parë me Barcelonën duke blerë Lamborghini

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 16:45
Trincao e feston golin e parë me Barcelonën duke blerë Lamborghini

Francisco Trincao shënoi golin e tij të parë me fanellën e Barcelonën. Gol që i dha ekipit të tij fitoren kundër Real Betisit dhe ai festoi suksesin duke blerë një makinë të re. Anësori portugez e shpërbleu veten me një Lamborghini Huracan EVO me vlerë mbi 250,000 euro dhe me 640 kuajfuqi.

Ish-ylli i Bragas pozoi për një foto me makinën e tij në faqen e Instagram të JM Automocion. Makina e re e Trincao mund të shkojë nga zero në 100 km / orë për nën tre sekonda dhe është një model shumë ekskluziv, me vetëm nëntë të shitura në të gjithë Spanjën vitin e kaluar.

https://www.instagram.com/p/CLCG8M8l_O5/?utm_source=ig_embed

(Kosova Sot Online )