Hajdutën hyjnë në shtëpinë e Ancelottit dhe grabitin kasafortën

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 14:06
Hajdutën hyjnë në shtëpinë e Ancelottit dhe grabitin kasafortën

Hajdutët ia kanë dalë të hyjnë në shtëpinë e trajnerit italian Carlo Ancelotti në Liverpool dhe të grabisin kasafortën e këtij të fundit, ndërsa vetë tekniku i Everton dhe familjarët e tij nuk kanë pësuar asgjë.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur pak pas orës 18:30 në shtëpinë e Ancelottit në Blundellsands, teksa dy burra të veshur me pelerina dhe kapele të zeza janë futur në banesë.

Ata janë pikasur nga vajza e trajnerit të Evertonit, e cila i ka ndjekur deri jashtë, por gjithsesi nuk ka arritur të shmangë grabitjen e kasafortës, e cila tani është në duart e hajdutëve.

(Kosova Sot Online)