Europa League, skuadrat e kualifikuara – kur do të hidhet shorti?!

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 23:10
Europa League, skuadrat e kualifikuara – kur do të hidhet shorti?!

Manchester United, Roma, Milan, Arsenal, favoritët janë kualifikuar në rundin tjetër të Europa League.

Manchester United barazoi 0-0 në sfidën e kthimit me Real Sociedad në “Old Trafford” dhe u kualifikua në rundin tjetër falë fitores 4-0 në ndeshjen e parë.

Roma gjithashtu u kualifikua pas fitores 3-1 në sfidën e kthimit në Olimpico, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1.

Në rundin tjetër është kualifikuar me vështirësi Milani.

Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Crvena Zvezdën në San Siro dhe u kualifikuan në fazën tjetër falë vlerës së golit mysafirë, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2.

Shorti për fazën tjetër të Europa League do të hidhet me 26 shkurt në Nyon te Zvicrës.


(Kosova Sot Online)