Fituesja e Australian Open ndryshon totalisht pamje: “Mezi e kam pritur këtë moment”

  • G.G /
  • 26 February 2021 - 12:38
Fituesja e Australian Open ndryshon totalisht pamje: “Mezi e kam pritur këtë moment”

Tenistja japoneze Naomi Osaka ka bërë një ndryshim rrënjësor të pamjes së saj të jashtme.

Të gjithë e kanë admiruar 23-vjeçaren japoneze jo vetëm për paraqitjen në fushë por edhe për kaçurrelat e saj.

Këto kaçurrela nuk ekzistojnë më. Të paktën për momentin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osaka, fituese e Australian Open një javë më parë, ka treguar se floket e saj kanë ndryshuar totalisht.

Ajo i ka lyer me ngjyrë pink dhe kaçurrelat janë zhdukur, duke i lëshuar totalisht flokët: “Mezi e kam pritur këtë moment”, ka thënë Osaka.

(Kosova Sot Online)