Kundërshtari i sontëm i Juventusit njofton një rast me koronavirus

  • S.A /
  • 27 February 2021 - 16:51
Kundërshtari i sontëm i Juventusit njofton një rast me koronavirus

Hellas Verona njofton se një anëtar i grupit të tyre të ekipit ka rezultuar pozitiv për COVID-19, disa orë para ndeshjes së tyre kundër Juventusit.

Gialloblu pret Zonjën e Vjetër në Stadio Bentegodi këtë mbrëmje.

“Hellas Verona njofton se një anëtar i grupit të ekipit ka rezultuar pozitiv për COVID,” thuhet në deklaratën e klubit. I gjithë grupi do të ndjekë procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor” – thuhej në komunikatën e klubit italian.

Torino është aktualisht klubi më i prekur italian nga COVID-19. 

(Kosova Sot Online )