Dita kur Laporta e refuzoi Robinhon për shkak të Leo Messit

  • S.A /
  • 08 March 2021 - 09:58
Dita kur Laporta e refuzoi Robinhon për shkak të Leo Messit

Joan Laporta, presidenti i sapozgjedhur i Barcelonës, e kishte refuzuar blerjen e Robinhos në vitin 2005 për t’i dhënë hapësirë Lionel Messit të depërtonte në ekipin e parë.

Robinho iu bashkua Real Madridit atë vit për 30 milionë euro nga klubi brazilian Santos.

Sulmuesi brazilian mbërriti si njëri prej futbollistëve me të ardhme të bujshme dhe u duk se do të shkëlqente në Santiago Bernabeu dhe për ekipin kombëtar të Brazilit.

Por vetëm 35 gola në 137 ndeshje për Real Madridin bënë që ai të largohej nga La Liga si një zhgënjim i madh.

Por ajo që shumë njerëz s’e dinë, megjithatë, është fakti se ai ishte tepër afër kalimit në Barcelonë, por u refuzua në çastet e fundit për shkak se në sipërfaqe kishte dalë një talent i paparë argjentinas: Lionel Messi.

Në atë kohë, Laporta ishte president i Barcelonës dhe kishte shpjeguar gjithçka në atë kohë.

“Robinho deshi të vinte në Barcelonë, por ne e kemi një lojtar të quajtur Lionel Messi dhe kemi shpresa të mëdha në të. Nuk ishim të interesuar në brazilianin”, kishte thënë Laporta në atë kohë.

“Messi është vetëm 18 vjeç dhe e kontrollon topin si askush tjetër. Ai e ka stilin e Diego Maradonës dhe Johan Cruyff dhe mund të  bëhet yll botëror, prandaj e preferoj Messin”.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, Laporta është rikthyer si president i Barcelonës dhe puna e tij e parë në klub do të jetë ta bindë Messin të nënshkruajë marrëveshje për të qëndruar në Camp Nou edhe pas këtij sezoni. 

(Kosova Sot Online )