Ylli i Premierligës dhe familja e tij sulmohen në shtëpinë e vet gjatë një plaçkitjeje

  • S.A /
  • 10 March 2021 - 11:31
Ylli i Premierligës dhe familja e tij sulmohen në shtëpinë e vet gjatë një plaçkitjeje

Portieri i Evertonit, Robin Olsen dhe familja e tij janë sulmuar me hanxhar nga persona të maskuar të cilët ishin futur në shtëpinë e tij për të vjedhur të shtunën mbrëma. Përfaqësuesi i Suedisë ishte në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët e vet kur ndodhi sulmi. Raportohet se plaçkitësit e kishin kërcënuar Olsenin me thikë, para se t’ia mbathnin me stoli dhe vlefshme dhe orë luksoze. Policia ka nisur një hetim ndaj këtij tasti.

Olsen është i huazuar në Everton nga Roma dhe i ka bërë vetëm nëntë paraqitje për klubin anglez deri tani këtë sezon.

Evertoni i ka ofruar mbështetje portierit të vet, ndërkohë ky sulm i ka alarmuar shumë klube të tjera të Premierligës për sigurinë e futbollistëve të vet.

Kosova Sot Online )