Thiago e pranon se s’po luan mirë: S’jam i kënaqur me paraqitjet e mia

  • S.A /
  • 11 March 2021 - 15:53
Thiago e pranon se s’po luan mirë: S’jam i kënaqur me paraqitjet e mia

Thiago Alcantara e ka pranuar se nuk është i kënaqur me formën e vet, pasi është vënë në pikëpyetje vlera e tij për kauzën kolektiv në Liverpool.

Mbërritja e mesfushorit spanjoll në Anfield në verën e kaluar ishte shumë e bujshme, pasi po vinte si fitues i tripletës me Bayern Munich në sezonin e fundit,

Por paraqitjet e tij të deritanishme nuk ia kanë përmbushur aspak kërkesat të një lojtari me cilësitë e tij.

Por ai nuk është ndihmuar aspak nga disa lëndimeve të vogla, një mori rastesh me COVID-19 dhe lëndime të shpeshta në skuadrën e të kuqve.

Duke folur për kohën e tij në Premierligë deri tani, Thiago tha: “Nuk e lexoj asnjë fjalë që njerëzit e thonë për mua. E di që i kam marrë disa kritika për paraqitjet e mia, por unë nuk jam i lumtur me paraqitjet e mia që prej se kam ardhur këtu”.

“Një klub i ri, situatë e çuditshme, e kisha një lëndim të fortë, prandaj ishte e vështirë ta gjeja ritmin, por ky nuk është arsyetim”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )