Europa League, fitojnë Arsenal, Roma e Tottenham

  • A.P /
  • 11 March 2021 - 22:57
Europa League, fitojnë Arsenal, Roma e Tottenham

Arsenali, Roma dhe Tottenhami i kanë fituar betejat e para në Europa League.

Arsenali arriti një fitore të madhe në udhëtim te Olympiacos, duke triumfuar 3-1.

Martin Odegaard, Gabriel dhe Elneny shënuan për ‘Topçinjtë’, derisa për Olympiacosin shënoi El Arabi.

Roma pothuajse është me një këmbë në fazën tjetër.

Italianët triumfuan 3-0 në shtëpi ndaj Shakhtar me golat e Pellegrinit, El Shaarawy dhe Mancinit.

Fitore ka marrë edhe Tottenham, që e ka mundur në shtëpi Dinamo Zagrebin.

Të besuarit e Jose Mourinhos triumfuan 2-0 me golat e Harry Kane.

(Kosova Sot Online)