Cristiano mund të kthehet në Madrid? Pedrerol jep lajmin e befasishëm

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 14:26
 Cristiano mund të kthehet në Madrid? Pedrerol jep lajmin e befasishëm

Cristiano Ronaldo në Real Madrid?

Josep Pedrerol ka dhënë lajmin që ka pushtuar gjitha mediat botërore.

Në ‘El Chiringuito de Jugones’, Pedrerol ka thënë se agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka folur për kthimin e mundshëm të CR7.

Ai ka thënë se nuk e di nëse Ronaldo është në dijeni për këtë, por e vërteta është se Mendes vërtet ka folur me Realin për CR7.

Vitet më të mira të karrierës Ronaldo i ka kaluar në Madrid ku edhe ka shkruar historinë, andaj nuk përjashtohet mundësia e ribashkimit.

(Kosova Sot Online)