Këshilli i lartë i sporteve garanton që ndeshja Spanjë-Kosovë do të luhet në kushte normale

  • S.A /
  • 12 March 2021 - 16:32
Këshilli i lartë i sporteve garanton që ndeshja Spanjë-Kosovë do të luhet në kushte normale

Këshilli i lartë i Sporteve (CSD) ka garantuar që ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës do të zhvillohet në kushte normale.

Presidentja e CSD, Irene Lozano ka thënë se Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në garat në të cilat merr pjesë Kosova.

“Spanja nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në garat në të cilat merr pjesë Kosova. Kjo është një nga virtytet më të mëdha të sportit, të jesh në gjendje të kapërcesh mosmarrëveshjet e një lloji tjetër” – tha Lozano.

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës luhet më datë 31 mars dhe është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror Katar 2022.


Para Spanjës, Kosova e pret në “Fadil Vokrri” Suedinë, ndërsa paraprakisht luhet ndeshja miqësore ndaj Lituanisë.
(Kosova Sot Online )