Milani insiston për Hakan Calhanoglun, detajet e bisedimeve

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 15:10
 Milani insiston për Hakan Calhanoglun, detajet e bisedimeve

Hakan Calhanoglu dhe Milani mund të vijojnë bashkëpunimin, por ende nuk ka zyrtarizim.

Gazetari Nicolo Schira raporton se palët janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar marrëveshjen e re deri në qershor të vitit 2025.

Kontrata aktuale turkut i përfundon më 30 qershor të këtij viti dhe Milani po mundohet ta bindë mesfushorin dhe menaxherin e tij.

Deri më tani klubi italian i ka ofruar një pagë bazë në shumën e 4 milion eurove, plus bonuse.

Te Milani kanë besim se marrëveshja do të mbyllet me sukses. Edhe vetë dëshira e Calhanoglu është të qëndrojë, por në mes janë edhe dy klube angleze që mund të bëjnë diferencën në aspektin financiar. Bisedimet vazhdojnë.

(Kosova Sot Online)