Kumbulla po i ruan golat për Anglinë: “Shumë mirë që nuk shënova…”

  • S.A /
  • 26 March 2021 - 09:00
Kumbulla po i ruan golat për Anglinë: “Shumë mirë që nuk shënova…”

Marash Kumbulla ishte një nga pak kuqezinjtë që folën për Supersport pas ndeshjes ndaj Andorrës, me mbrojtësin e Romës që vlerësoi paraqitjen e kombëtares pavarësisht suksesit minimal, 1-0. Ai kishte disa raste shënimi, por nuk arriti të gjejë golin. Në formë shakaje, tha se është mirë që kjo ndodhi, pasi do ta ruajë atë ditën kur Kombëtarja ka më së shumti nevojë.

 “Kam pasur mundësi për të shënuar, por besoj se kishim pak fat para portës, në ato raste disa herë i bën gol, por nuk e bëmë në këtë ndeshje, unë them më mirë që nuk i shënova golat këtu, por në tjetër ndeshje se na duhen”, tha ai pas ndeshjes.

Sfidën e radhës Shqipëria do ta zhvillojë me Anglinë në Air Albania.

(Kosova Sot Online )