Statistika impresionuese e Lukakut, gol në çdo të tretën goditje

  • A.P /
  • 26 March 2021 - 23:16
Statistika impresionuese e Lukakut, gol në çdo të tretën goditje

Statistika impresionuese e Lukakut, gol në çdo të tretën goditje

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, mesatarisht shënon me një gol për çdo 3.4 goditje në Serie A.

Sulmuesi i Nerazzurrit ka bërë përshtypje që nga transferimi i tij në Serie A përpara sezonit 2019-20 dhe vazhdon të shënojë për skuadrën e Antonio Contes.

Kontinuiteti i 27-vjeçarit është mbresëlënës dhe mesatarja e një goli të belgut shkon në çdo 107 minuta në Ligë, duke kontribuar me 29.6 përqind të golave ëtë Interit këtë sezon.

Lukaku ka bërë 65 gjuajtje në Serie A në sezonin 2020-21, duke i dhënë atij një mesatare prej 3.4 gjuajtjesh për gol. 

(Kosova Sot Online)