“Ronaldo dhe Messi mund të shkojnë në Meksikë ose MLS”

  • S.A /
  • 27 March 2021 - 09:09
“Ronaldo dhe Messi mund të shkojnë në Meksikë ose MLS”

Ku do t’i varin atletet Ronaldo dhe Messi? Është pyetje ende pa përgjigje…

Presidenti i Ligës së Maksikës, Mikel Arriola, ka shprehur dëshirën për t’i pasur Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në ligën e tij, teksa nuk e përjashton mundësinë që ata mund të përfundojnë karrierën në Major League Soccer, në Amerikë.

Duke folur për ESPN, Arriola tha: “Do të ishim liga më e mirë në botë (nëse do të bashkoheshim me MLS)”, u shpreh ai.

“Hapi radhës do të ishte të kishim Messin ose Ronaldon këtu (Meksikë) ose në Amerikë, ndoshta në fazën finale të karrierës së tyre”.

Si Messi, ashtu edhe Ronaldo, nuk e kanë fshehur dëshirën që një ditë të luajnë në MLS, derisa vazhdimisht raportohet që kjo mund të ndodhë te ekipi i David Backham, në Miami.

(Kosova Sot Online )