Akil Gjakova mbetet pa medalje, shpërthen ndaj gjyqtarëve

  • G.G /
  • 27 March 2021 - 15:31
Akil Gjakova mbetet pa medalje, shpërthen ndaj gjyqtarëve

Akil Gjakova, ashtu si Laura Fazliu, largohet nga Tbilis i Gjeorgjisë pa medalje.

Ai ishte në garë për të Brontën, pasi humbi mundësin për të Argjendtën apo edhe të Artën.

Por, edhe në repesazh nga ku e kërkoi të Brontën, Akili humbi nga Lasha Shavdatuashvili.

Ai humbi pas tri gabimeve sipas gjyqtarëve, ndërsa xhudisti kosovar mendon se nuk ishte vendim i drejtë, duke iu drejtuar atyre me gjeste për ndarjen e drejtësisë jo në mënyrën e duhur.

Akili ishte i dëshpëruar me këtë vendim. 

(Kosova Sot Online)