Kosova mposhtet bindshëm nga Suedia

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 22:38
Kosova mposhtet bindshëm nga Suedia

Kosova është mposhtur bindshëm 3:0 nga Suedia, në ndeshjen e saj hapëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2022, e cila u përshkua nga gabime shumë të kushtueshme në mbrojtje.

Ludëig Augustinsson dhe Alexander Isak nga një herë në pjesën e parë dhe Sebastian Larsson nga penalltia në pjesën e dytë shënuan për t’ia siguruar Suedisë fitoren ndaj Kosovës të dielën në Prishtinë.

Kosova po vinte e motivuar në këtë takim, pasi e kishte mposhtur Lituaninë 4:0 në një ndeshje miqësore në mesjavë, por e vetedjshme që mungesat e mëdha si kapiteni Amir Rrahmani, Ibrahim Dresevic në mbrojtje, Valon Berisha e Herolind Shala në mesfushë.

Pas një fillimi pozitivë në dhjetë minutat e parë, kur Muriqi patoi mundësi t’ia dhuronte kombëtares dardane një epërsi të hershme, vizitorët përfituan nga një gabim i portierit veteran Samir Ujkani, i cili e braktisi portën me vonesë duke ia mundësuar Zlatan Ibrahimovicit të pasonte për Augustinsson, i cili shënoi në portën boshe.

Ujkani zuri vendin e portierit të parë vetëm pas përjashtimit nga Kombëtarja të portierit startues, Arijanet Muric, i cili për mungesë disipline u dërgua në shtëpi.

Muriqi ka mundur ta barazonte rezultatin pas gjysmë ore lojë, por goditja e tij me kokë përfundoi pranë shtyllës së djathtë të portës suedeze.

Kur Kosova po gjente çastet të mira, një gabim tjetër në mbrojtje i kushtoi me gol.

Gabimi i dyshes së mbrojtjes Benjamin Kololli dhe Florent Hadergjonaj i dha mundësinë Isakut të gjuajë nga afërsia dhe ta mposhtë Ujaknin duke ia kaluar topin mes këmbëve në minutën e 35-të.

Verdhekaltrit ishin të pafuqishëm të bënin diçka në pjesën e dytë, ndërkohë që Suedia e shënoi golin që e vulosi triumfin e saj të rëndësishëm në vizitën e parë në Prrishtinë.

Milot Rashica e preku topin më dorë në zonë dhe gjyqtari pa ngurrur dha penallti për vizitorët.

Larsson e mposhti Ujkanin edhe nga pika e bardhë për tri pikët e dyta të Suedisë në dy ndeshjet e para në këto kualifikime.

Grupit B i prin Suedia me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër dhe Greqia me një. Kosova dhe Gjeorgjia janë pa pikë. 

(Kosova Sot Online)