Më në fund shënon Cristiano Ronaldo, Portugalia përmbys gjithçka

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 22:02
Më në fund shënon Cristiano Ronaldo, Portugalia përmbys gjithçka

Portugalia e ka përmbysur rezultatin kundër Luksemburgut dhe po fiton 2-1.

Fillimisht shënoi Diogo Jota në minutën e 45’, derisa tani golin e epërsisë e ka realizuar Cristiano Ronaldo, në minutën e 51’.

Për CR7, është goli i parë në ndeshjen e tretë me radhë për Portugalinë.

Ai nuk shënoi as kundër Azerbajxhanit e as kundër Serbisë ditë më parë.

(Kosova Sot Online)