Shefi i Bayernit: Haaland në Bayern? Ne e kemi më të mirin në botë në atë pozitë

  • G.G /
  • 31 March 2021 - 16:14
Shefi i Bayernit: Haaland në Bayern? Ne e kemi më të mirin në botë në atë pozitë

Gjithë Europa ëndërron Erling Haaland, me përjashtim të Bayern Munich.

Klubi bavarez nëpërmjet shefit Ekzekutiv Karl-Heinz Rummenige largon zërat e merkatos që flisnin për një interesim të Bajernit për sulmuesin që luan me Borusian e Dortmundit.

“Nga vijnë këto zëra. Mund të them vetëm një gjë. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë në pozicionin e qendërsulmuesit. Robert Leëandoëski ka një kontratë deri në vitin 2023”, nuk e di tha Rummenige.

“Jam i bindur se me profesionalizmin e tij, mënyrën se si stërvitet dhe se si kujdeset për trupin e tij, fundi është ende larg”, shtoi Rummenige duke folur për qendërsulmuesin nga Varshava që sapo është dëmtuar me kombëtaren e Polonisë dhe do të humbasë përballjen e dyfishtë në Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Leëandoëski doli nga fusha për shkak të një problemi në gjurin e djathtë, por askush në momentin e parë nuk mendoi për një problem kaq serioz.

Siç bëjnë të ditur kanalet zyrtare të Bajernit të Mynihut për të kompletuar rikuperimin Leëandoëski duhet të rrijë jashtë fushe për afërsisht 4 javë.

Një ndalesë e gjatë që padyshim penalizon bavarezët në çerekfinalet e Championsit kundër Mbappe me shokë.

(Kosova Sot Online)