Vojvoda: E dinim se Spanja nuk na ka njohur

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 23:40
Vojvoda: E dinim se Spanja nuk na ka njohur

Lojtari i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka thënë se ekipit të tij sonte i kishte munguar kualiteti në ndeshjen ndaj Spanjës.

Kosova humbi 1-3 në ndeshjen që u zhvillua në Sevilla. Vojvoda thotë se ekipi u angazhua maksimalisht.

“Besoj se për neve ishte më lehtë kundër Spanjës me 5 mbrapa. Kemi pasur mundësi të bëjmë më shumë pasime. E kemi parë në lojërat më herët se me katër mbrojtës mund të shkoja më përpara nga na e djathtë. Sot më ka ardhur më lehtë. Ka qenë mënyra më e mirë të mbrohemi kundër Spanjës”, tha ai.

Tutje ai foli edhe për rolin e ri që po e ka në formacion si mbrojtës i qendrës.

“Mirë. Kam dëshirë të jem në pozicionin e  mbrojtësit të djathtë. Por edhe në këso formacioni jam i kënaqur. Mund të shkoj më lartë dhe dikush të mbron shpinën. Sonte ishte më vështirë sepse ishte Spanja. Më pëlqen më shumë ky formacion”, tha mbrojtësi i djathtë i Torinos.

Tutje ai ka folur edhe për të ardhmen e Kosovës në këtë grup ku tani pas dy ndeshjeve ka 0 pikë.

“Objektivi i njëjtë. Në këso turnirë duhet vetëm fitorja. Ka qenë vështirë në këso lojë. Duhet të përfundojmë më së miri. I presim në shtëpi. Duhet të bëjmë sa më mirë. Pastaj shkojmë më Suedi e kështu me radhë loje pas loje”, tha ai.

“Gjithmonë duhet të besojmë. Sot e kemi treguar mënyrën se kemi qenë në gjendje me lënë shpirtin në fushë. Nuk na kanë pranuar si shtet. Sa të jemi gjallë, do të kemi angazhim 100% përkundër kualitetit”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)