Mësohen çiftet e Ligës Unike

  • G.G /
  • 02 April 2021 - 15:49
Mësohen çiftet e Ligës Unike

Më në fund, Liga Unike do të vihet në jetë.

Kryetari i Bordit të kësaj lige, Ilir Trebicka ka njoftuar se pas një periudhe të gjatë kohore që nga nënshkrimi i marrëveshjes për inicimin e ligës së përbashkët Shqipëri – Kosovë në basketboll “Liga UNIKE”, garat do të fillojnë me datën 6 Prill 2021.

Gara do të zhvillohet në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec më 6 dhe 7.

Ndërsa, ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Tashmë janë mësuar edhe çiftet e ndeshjeve të para.

(Kosova Sot Online)